Drejtuesi i Policisë Kriminale të Italisë Antonio Molinaro ka vlerësuar bashkëpunimin me Policinë Shqiptare në identifikimin dhe asgjësimin e sipërfaqeve të kultivuara me kanabis.
Duke u ndalur pikërisht në bashkëpunimin që sot ai e quajti të shkëlqyer me palën shqiptare, Molinaro deklaroi se disa vite më parë helikopterët italian janë qëlluar me armë kur bënin identifikimin e zonave me kanabis.
Por sipas Antonio Molinaro sot kemi një situatë krejt të ndryshme./a.m.