Një skandal i vërtetë ka ndodhur në shkollën “Skënder Çaçi” në Tiranë. Një fëmijë me autizëm në moshën 9-vjeçare me inicialet A.K. i eshte kerkuar largimi nga klasa e dyte me kerkesen e prinderve te nxenesve te tjere. Pasi prinderit kane firmosur nje kerkese disa dite me pare ne nje mbledhje prinderish pa dijenine e prinderve te femijes me autizem te cilet nuk kane qene prezent sepse mesuesja kujdestare nuk i ka njoftuar, gje qe le hije dyshimi per mesuesen.
Disa dite me vone eshte organizuar nje tjeter mbledhje me iniciativen e prinderve, dhe prinderit e femijes me iniciale A.K. jane njoftuar dhe jane perballur me refuzimin dhe perbuzjen ndaj femijes se tyre nga ana e prinderve te tjere duke arritur te degjojne edhe fraza, “mos e sill ne shkolle dhe mbaje ne shtepi”, fjale qe jane teper te dhimbshme per prinderit e femijes me autizem qe duhet te perballen çdo dite me problemet e femijes dhet duhet te durojne dhe refuzimin e shoqerise.
Kerkeses se prinderve per largimin e femijes me autizem nga shkolla, Drejtoria Arsimore e Rrethit Tirane, i eshte pergjigjur me refuzim total, duke iu permbajtur ligjeve ekzistuese qe bejne te mundur qendrimin dhe integrimin e femijes me autizem ne shkollen ku ai meson prej tre vitesh.
Per ironi te fatit gjithçka ndodh ne muajin tetor, muaji i sensibilizimit per femijet qe lindin me sindromen down dhe ate te autizmit. Fatkeqesisht kjo deshmon nivelin dhe sa e pergatitur eshte shoqeria shqiptare per pranimin e femijeve me probleme ne gjirin e saj, nderkohe qe ne pjesen tjeter te botes ekziston nje mirekuptin ne integrimin e femijeve me te tilla probleme.
Tema/d.i.