Në përfundim të sfidës me Lihtenshtejnin, trajneri i kombëtares Gianni De Biasi deklaroi është i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve. Shqipëria u duk që e kishte mendjen te Spanja, me të cilët do të ndeshet të dielën në Shkodër. Për vendin e parë të përkohshëm, trajneri thotë se bilanci bëhet vetëm në fund.
“Ishte ndeshje e vështirë, duhej ta luanin në mënyrë të zgjuar dhe me ritmin e duhur dhe besoj se ja dolëm mbanë dhe pse mund të kishim një tjetër rezultat. Duhet ta fitonim me cdo kusht këtë ndeshje dhe duhet të luanim me shumë forca sulmuese dhe besoj se e bëmë diçka të tillë. Ishim sulmues në shumë momente të kësaj sfide dhe shpeshherë u shfaqëm të rrezikshëm. Kur nuk luanim ndërkohë siç e kishim parashikuar ndeshjen, atëherë hasnim vështirësi. Gjithsesi jam i kënaqur me atë që dhanë lojtarët në fushë. Do doja të kishte shënuar dhe Cikalleshi sepse një sulmues goli e ndihmon gjithmonë.
Përsa i përket vendit të parë në grup para Spanjës e Italisë, ndihem si përpara ndeshjes dhe jam i kënaqur për faktin që jemi të parët sepse jo shpesh herë ka ndodhur që Shqipëria të jetë e para në eliminatore, por nga anët e mia thuhet që të vdekurit numërohen në fund të betejës”.
Ss/d.i.