Vendosja në përgjim e numrit të telefonit të përdorur nga Odhise Andrea bashkëshorti i gjyqtares së lartë Majlinda Andrea zbuloi aferën korruptive në drejtësi ku në këmbim të 50 mijë euro gjykata e lartë dha vendim në favor të Eleni Linos dhe Petraq Dashit.
Sipas vendimit të dhënë nga kolegji penal i gjykatës së lartë siguruar nga ReportTv rezulton se fillimisht është përgjuar Ilia Cabiri nga Saranda i cili sipas rrethanave të përshkruara në vendim fliste me Petraq Dashin nga Fieri e më pas në bisedë është përfshirë dhe Odhise Andrea.
Sapo hetuesit kanë marrë miratimin e gjykatës kanë vënë në përgjim e survejim Odhise Andrean sot në arrati dhe kanë arritur të faktojnë aferën korruptive deri në dorëzimin e lekëve në një lokal në Tiranë pranë zonës së njohur si Garda e Republikës.
Fillimisht këtë rast e ka hetuar prokuroria e krimeve të rënda por më 14 Korrik 2016 sapo është vërtetuar përfshirja e bashkëshortit të gjyqtares dhe ndikimi i këtij të fundit tek anëtarja e trupit gjykues krimet e rënda kanë shpallur moskompetencë duke ju drejtuar gjykatës së lartë.
Ky vendim është marrë për faktin se tagrin kur përfshihet një gjykatës i lartë në një vepër penale e ka gjykata e lartë për tu shprehur me vendim dhe prokuroria e përgjithshme pasi nëse hetimet do ishin ndjekur prej krimeve të rënda do të shpalleshin të pavlefshme dhe ndaj znj.Andrea sdo të kishte asnjë masë.
Aktualisht gjyqtarja Andrea është me masë sigurie personale pezullim nga detyra deri në përfundim të hetimeve ndërsa burri i saj Odhise Andrea është në arrati.
Ndalur tek përfshirja e Ilia cabirit pesë anëtarët e kolegjit penal Guxim Zenelaj, Tom Ndreca, Andi Celiku, Edmond Islamaj me relator kreun e kësaj gjykate Zhezahir Zaganjori shprehen se ai duhet të qëndrojë në burg pasi ka rrezik të largohet jashtë vendit dhe të prish provat material apo të ndikojë në hetimet e prokurorisë.
ma.me