Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një mesazhi në Facebook ka akuzuar Edi Ramën se ka vjedhur fondet për ndërtimin e rrugës Qafë Plloçë-Qukës. Teksa ka publikuar një foto të kryeministrit duke mbuluar fytyrën me duar, Berisha e cilëson Ramën si ‘hajduti që mbulon surratin në vendin e krimit’.
Nga ana tjetër ish-kryetari i PD-së theksoi se Rama për t’i hapur rrugën vjedhjes dhe abuzimit porositi ndryshimin e trajektores së rrugës duke e zgjatur me 24 km dhe rritur koston nga 80 ne 140 ë dollar, për të mbushur qeset e tij.
STATUSI I BERISHËS
Hajduti mbulon surratin ne vendin e krimit!
Te dashur miq, Edi Rama vizitoi punimet e rruges Qaf-Plloçe-Qukes, te cilat filluan ne vitin 2012 me financim te garantuar nga Banka Islamike dhe natyrisht projekt dhe prokurim te miratuar prej saj. Rruga shkurtonte me 24 km distancen Korçe Tirane dhe punimet duhet te perfundonin ne shtator te vitit 2015 por qe nuk perfundojne as ne vitin 2017. Shkaku kryesor eshte vjedhja e fondeve nga Rama ne bashkepunim. Sapo erdhen ne pushtet Rama anulloi menjehere punimet, kerkoi nga Banka Islamike qe fondin e destinuar per rrugen ta perdorte per qellime te tjera por Banka refuzoi ne menyre kategorike. Ai, pas kesaj, per ti hapur rrugen vjedhjes dhe abuzimit porositi ndryshimin e trajektores se rruges duke e zgjatur me 24 km dhe rritur koston nga 80 ne 140 milion dollar natyrisht per te mbushur qeset e tij.
Pervec demit qe ju be qytetareve me kete vjedhje te madhe duke dyfishuar çmimin, zgjatja e distances me 24 km e ben zero vleren e rruges per Korçen pasi rruga ekzistuese buze Liqenit te Ohrit eshte shume me terheqese dhe tani e njejte ne gjatesi. Rama, per te justifikuar vjedhjen me kompanine ndertuese paftyresisht ju tha qytetareve se nje segment i rruges eshte prokuruar pa asfaltimin, gje qe nuk ndodhe kurre ne nje prokurim nderkombetar, duke deshmuar keshtu se ata kane futur duart dhe vjedhur fondin e asfaltimit te rruges. Prandaj ai sot mbuloi fytyren per te maskuar vjedhjen e tij te radhes!sb