Policia e Vlorës ka prangosur sot 33-vjeçarin Shpëtim Zeqaj pasi u ka ofruar efektivëve të policisë rrugore 5 qind lekë për të mos i vënë masë administrative për mungesën e dokumentacionit të automjetit.
Policia e Vlorës thotë se Zeqaj pranë fshatit Xhyherinë, për arsye se nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të treguar dokumentet e mjetit që drejtonte, duke i’u drejtuar atyre një kartmonedhë prej 500 lekë, me qëllim për të evituar masën administrative.
Policia ka bërë arrestimin e tij në flagrancë për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
ma.me