Lejen për ndërtimin e Kishës Ortodokse serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës e ka dhënë Hamdi Vraniqi, babai i zyrtarit të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi, ka treguar igumeni Sava Janjiq, përfaqësues i Kishës serbe në Kosovë.
Janjiq ka thënë se Hamdi Vraniqi e ka nënshkruar lejen që mundësoi ndërtimin e kësaj Kishe, që tani kërkohet të rrënohet.
Hamdi Vraniqi, tashmë i ndjerë, është babai i Zëdhënësit aktual të Komunës së Prishtinës, Erzen Vraniqit, i cili për shumë vite ishte edhe Zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje. (b.an)