Medie serbe njoftojnë se Beogradi ka marrë ultimatum që deri të dielën ta nënshkruajë marrëveshjen për telekomunikacionin me Prishtinën. Marko Gjuriq ka thënë se nëse ndodh nënshkrimi, ai nuk o të jetë më negociues i Beogradit me Prishtinën, transmeton Koha.net.
“Ky është një ultimatum serioz dhe sfidë. Nëse ndodh që Qeveria ta pranojë, duke e ditur se me këtë akt nuk do ta lehtësojë fare punën e kryeministrit, i cili ka shumë presion rreth kësaj, unë, që më së shumti kam dhënë këshilla se këto kushte nuk mund t’i pranojmë, nuk do të mund të merresha më me këtë punë”, citon “Veçernje Novosti” të ketë thënë Marko Gjuriq.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq për këtë gazetë ka thënë se në Bruksel javën e shkuar është mbajtur rundi pesëditësh i dialogut për telekomunikacionin, sipas fjalëve të Marko Gjuriqit, “diçka e shumë e çuditshme ka ndodhur në natën ndërmjet të enjtes dhe të premtes kur dokumenti që i lënë në tavolinë ka qenë krejtësisht i pandryshuar.
“Përnjëherë dikush nga anash,dikush që nuk është as nga BE e as nga Prishtina, për t’i bërë bisedat të pasuksesshme u përzje, ndoshta që me këtë akt të arrinte një qëllim tjetër politik deh që Serbinë ta vinte nën një presion të tillë që deri më tash”, citohet të ketë thënë Gjuriq. (b.an)