Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Xhani De Biazi, ka pranuar se është gati të firmosë për një fitore minimale në Lihtenshtejn, pasi për të është më e rëndësishme sigurimi i tre pikëve sesa rezultati me të cilin arrihet fitorja. Në konferencën e fundit për shtyp, tekniku pranoi se po mendonte që tani për Spanjën, duke racionalizuar forcat për të dy ndeshjet.
Për Sadikun
Sadiku është një nga lojtarët më të mirë që kemi, skuadra do të bëjë maksimumin që të mos ndjehet mungesa e tij.
Për statusin e favoritit ndaj Lihtenshtejnit
Jemi të përqendruar të bëjmë maksimumin, të bëjmë gjithçka për të fituar. Kjo ndeshje përgatitet në kokën e lojtarëve dhe ne fushë, nëse i bëjmë gjërat siç duhet mund të fitojmë. Çdo ndeshje është e vështirë. Asnjë ndeshje nuk fitohet përpara se të luhet.
Për rreshtimin
Nuk e di të them se cili formacion zbret në fushë, kemi provuar situata dhe zgjidhje të ndryshme. Do të mundohemi të hedhim në fushë një rreshtim sa më të ndryshëm nga i zakonshmi për të vënë në vështirësi kundërshtarin, e di që nuk do të jetë ndeshje e lehtë, duhet të mundohemi ta bëjmë lojë me inteligjencë dhe përqendrim. Duhet të bëjmë ndeshjen për të vënë në vështirësi kundërshtarin, nëpërmjet goditjeve standarde, apo lojës përpara. Shpresoj që lojtarët të jenë në 100% për të dhënë një paraqitje të rëndësishme.
Për Itali-Spanjë
Ajo është mendimi i fundit i imi, më e rëndësishme për ne është çfarë ndodh këtu, të përqendrohemi te ajo që bëjmë ne, ecuria varet nga ne, jo çfarë bëjnë skuadrat e tjera. Duhet të përqendrohemi në fushën tonë, të mos humbim energji. Ajo që ndodh në Itali nesër, varet nga shumë gjëra. Shpresojmë që Spanja të lodhet, të bëjë një udhëtim të keq, sa më të lodhur të vijnë, aq më mirë për ne.
Për ndryshimet e shumta
Po i numëroja, ndonjë është i detyrueshëm si Sadiku. Të tjerët janë dy besoj në krahasim me të zakonshmit. Ndonjë sepse nuk ka kondicionin e duhur për të luajtur dy ndeshje. Duhet të mendojmë se nga e nesërmja deri të dielën, do të luajmë dy ndeshje të rëndësishme. Dhe unë bëra këto zgjedhje, të flasim pas ndeshjes për to. E gjitha që kemi bërë është e kalibruar për t’u munduar të shpërndajmë forcat se ne kemi nevojë për cilësi, ritëm e ta bëjmë gjithçka mirë.
Për një fitore 1-0
Do të firmosja që tani për të./panoramasport/a.m.