Policia italiane ka ekstraduar nga Greqia shqiptarin Vasil Rama, i cili dyshohet se është drejtuesi i “Audit të Verdhë” që për disa javë ka terrorizuar Italinë.
Vasil Rama pati vjedhur “Audin e Verdhë” dhe gjatë ndjekjes nga Policia italiane ka aksidentuar për vdekje një këmbësore raporton Panorama. Ai madje ka thyer edhe limitet e shpejtësisë duke kaluar 250 km/orë. Rama pas janarit u zhduk për t’u arrestuar muaj më vonë në Greqi.
Ai ka treguar edhe bashkëpunëtorët e tij që janë Shkëlzen Malokaj dhe Indrit Haxhari, që vazhdojnë të jenë në kërkim./a.m.