Kryeministri Edi Rama dhe aleati i tij kryeparlamentari Ilir Meta janë takuar këtë pasdite në vilën qeveritare pranë kryesisë së kuvendit.
Dita e nsesërme besohet të jetë dhe fokusi i bisedës mes dy krerëve të qeverisë së majtë, pasi pritet që kuvendi të miratojë të enjten paketën e 6 ligjeve themeltare të reformës në drejtësi.
Votimi i këtyre 6 ligjeve ishte parashikuar të kryhej më 29 shtator, por u shty pas kërkesës së LSI, për njohjen e faturës financiare të të gjithë reformës.
Mga ana tjetër PD ka deklaruar haptaz se nesër në kuvend nuk do të japë votën e saj për ligjet në fjalë, përveçse atij për SPAK-un (Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar)./java/a.k