50 mijë vende të lira pune ka Gjermania për të rinjtë që kanë një zanat dhe e dëshmojnë atë përmes certifikatave. Kjo kuotë nuk është vetëm për Shqipërinë, por duke parë interesin në rritje të rinjëve shqiptarë, Ministri Klosi tha se ata që kanë një zanat nga shkollat profsionale mund të punësohen më lehtë në shtetin gjerman. Për t’i orientuar më mirë të rinjtë drejt këtij tregu, pranë zyrës së punës është hapur një sportel për migracionin dhe arsimin profesional ku të interesuarit mund të kërkojnë informacion për procedurat që duhet të ndjekin.
Gjermania ka në dispozicion 50 mijë vende të lira pune për ata që kanë një zanat si hidraulik, ektricisitë apo mekanikë dhe e dëshmojnë atë me certifikatë. Këto nuk janë vende të lira vetëm për Shqipërinë por edhe nga vende të tjera që e shohin Gjermaninë si mundësi për të gjetur një punë apo për të zhvilluar karrierën e tyre.
Mnistri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë promovoi arsimin profesional si një alternativë që të certifikon me një zanat dhe mundësi punësime edhe jashtë vendit.
Klosi: Nëpërmjet profesionit, nëpërmjet një zanati të kenë mundësi që të aplikojnë dhe mbase të jenë edhe fitues në një garë shumë të fortë konkurrence. Do të doja të sqaroja që edhe ato 50 e ca mijë që ofrohen nuk janë vetëm për Shqipërinë, por është një kuotë për konkurrencë dhe duhet të vazhdojmë të trajnojmë të rinjtë që të marrin një profesion dhe të jenë të gatshëm të konkurrojnë.
Për t’u shpjeguar të rinjëve se si ta apkikojnë për punë, dhe në anën tjetër dokumentat që duhen paraqitur në këtë rast, pranë zyrës së punës është hapur një sportel inforimimi për migracionin arsimin profesional dhe karrirën për të ndihmuar të interesuarit në lidhje me procedurat që ndiqen./oranews/a.k