Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar me gjobë mjetin tip “Ferrari”, me targa të huaja, që kishte parkuar një ditë më parë në vend ndalim-qëndrimi.
Shërbimet policore konstatuan dhe ndëshkuan mjetin sot në orët e pasdites.
Në bazë të legjislacionit mjeti u gjobit maksimalisht për parkim të gabuar, me 3 mijë lekë.
Policia Rrugore sqaron opinion, nisur nga publikimet në disa media online, se mjeti nuk u ndëshkua me gjobë një ditë më parë, pasi nuk u konstatua drejtuesi i tij dhe në kushtet kur mjeti është me targa të huaja, nuk vendoset gjobë në mungesë.
Policia ka thirrur shërbimet e karoatrecit për të dërguar mjetin në pikën e bllokimit, por për shkak të specifikave teknike të makinës (ishte shumë e ulët) nuk u realizua zhvendosja e saj.
“Policia Rrugore thekson dhe garanton se pavarësisht disa komenteve në mediat online, çdo shkelje është e ndëshkueshme me forcën e ligjit.
Ndaj i ftojmë mediat që të punojmë bashkë për një Shqipëri më të sigurt!”, thuhet në njoftimin e policisë./a.m.