E ftuara speciale e mbrëmjes të çeljes së sezonit për “Apartamentin 2XL” ka qenë këngëtarja Çiljeta e shoqëruar nga vogëlushi i saj Fernando.
Përveç situatave gazmore dhe batutave pafund këngëtarja është “ngacmuar” për lidhjen e saj me futbollistin e skuadrës së “Partizanit”, Alban Hoxha.
Aktori Erand Sojli, iu drejtua Çiljetës duke i thënë:
“Nuk të vjen zor ty, që je rrit në Tiranë dhe fle me fanellën e ‘Partizanit’”.
Duket se batuta e Çiljetës pas këtij komenti ishte qershia jo vetëm e mbrëmjes por edhe për aprovimin e lidhjes së saj:
“Morr i kuq apo mi bashkie pak rëndësi ka, me rëndësi është që në fund triumfon dashuria”. Kaq ka mjaftuar që në sallë të shpërthenin ovacionet./Express/a.k