Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu duke marrë shkas nga ngjarja e fundit tragjike ku një studente 20 vjeçe i dha fund jetës duke pirë fostoksinë, ka bërë thirrje për ndalimin e importit të saj. Shehu thekson se është shtuar numri i personave që i japin fund jetës duke pirë këtë foskoksinë që në Shqipëri pasi ai gjendet lehtë dhe shitet nga furnizues të pa autorizuar. Sipas Shehut, ky helm qarkullon ende vetëm në vendin tonë dhe Indi pasi në vende të tjera është hequr nga qarkullimi ndaj i kërkon ministrisë së Bujqësisë të marrë masa.
Statusi i Tritan Shehut:
THIRJE: TE NDALOHET IMPORTI E PERDORIMI I FOSTOKSINES!
DY VETEVRASJE TJETERA NGA FOSTOKSINA!
Rritet pa fundesisht numri i vetevrasjeve nga fostoksina ne vend.
Fatkeqesi kjo, lidhet me elementte sociale, ekonomike, psikologjike.
LIDHET GJITHASHTU EDHE ME FAKTIN ALARMANT QE FOSTOKSINA VAZHDON TE PERDORET SI PESTICID TE NE.
Gjendet ne fitofarmacite, por edhe nga shume furnizues te tjere te pa autorizuar!
Ne shumicen dermuese te vendeve te botes Fostoksina eshte hequr nga famakopeja bujqesore dhe nuk perdoret, pra as nuk qarkullon e as mund ta gjesh.
Qarkullon aktualisht vetem ne Shqiperi dhe ne Indi-por edhe ne Indi tregtohet me nje ambalazh qe nuk mund ta gelltitesh.
KJO PIKERISHT PER SHKAK TE RREZIQEVE TE MEDHA VDEKJE PRURESE QA KA KUR MERRET NGA NJERIU.
Vdekja ne keto raste eshte pothuajse e sigurte, pavaresisht ndihmes mjekesore.
Fostoksina kudo eshte zevendesuar per keto aresye me pesticide te tjera, qe nuk rrezikojne jeten e njeriut.
PAVARESISHT KOSTOS ME TE LARTE QE KANE KETO PESTICIDE ALTERNATIVE, INTERESAVE QE MUND TE EKZISTOJNE, DUHET NDALUAR KATEGORIKISHT EDHE NE SHQIPERI, IMPORTI, TREGETIMI E PERDORIMI I FOSTOKSINES DHE LEJUAR VETEM PERDORIMI I TYRE.
Ministria e bujqesise dhe institucionet e tjera pergjegjese duhet te veprojne.
Ne rast te kundert vdekje te tjera tragjike do te na ndjekin dhe dikush duhet te mbaje pergjegjesi!!!
ma.me