Në muajt e fundit në Milano është vënë re një rritje e numrit të të helmuarve nga peshku. Nëse më 2015 ishin 47 raste, deri në tetor të këtij viti numri ka shkuar 45, shtatë prej tyre në shtator.
Bëhet fjalë nga një helmim që vjen për shkak të konservimit jo të mirë të peshqve blu, në radhë të parë peshkut ton, e që shpesh godet ata që hanë peshk krudo, sidomos sushi e sashimi.
Sintomat ndryshojnë nga të vjellat e dhimbja e kokës, shkojnë te skuqja dhe ënjtja, deri te trashja e gjuhës, që mund të çojë në mbytje. ATS, agjencia sanitare milaneze, jep alarmin: “Nuk duam të flasim për epidemi, por është mirë që njerëzit të jenë të vetëdijshëm për rreziqet kur hanë peshk krudo apo të tymosur”.