Carmen Greenway, një 41-vjeçare nga Londra, nënë e dy fëmijëve, sapo kishte dalë nga një pub, ku kishin festuar ditëlindjen e nënës së saj. Po ngiste biçikletën, së bashku me nënën dhe shoqet. Kishte pirë pak. Bën një selfie, për të përjetësuar këtë moment të lumtur, 100 metra larg shtëpisë. Një moment shpërqendrimi dhe bie përtokë, duke përplasur kokën. Transportohet në spital, në Paddington, në qendër të Londrës, ku gjashtë ditë më pas vdes.
“Gjithmonë vinte me biçikletë pasi kishte pirë pak”, thotë Rufus Greenway, burri 47-vjeçar. “Ishte në gjendje t’i jepte biçikletës, por kur ka bërë atë foto ka qenë tepër e sigurt në vetvete. Do të ishte ende gjallë sikur të mbante kaskë. Fëmijët e mi humbën nënën e tyre, unë humba dashurinë e jetës sime”.
Historia e Carmen Greenway-t është shfaqur në të gjitha faqet angleze dhe Rufus i ka bërë thirrje qeverisë të bëjë të detyrueshëm me ligj përdorimin e kaskës nga çiklistët.
d.i.