Një 14-vjeçare nga Durrësi ka denoncuar dy të rinj, motër e vëlla, se e kanë shfrytëzuar për prostitucion. Adoleshentja me inicialet H.Xh, në dëshminë e saj në polici ka rrëfyer se 19-vjeçarja Malvina Skura dhe vëllai i saj L.P, vjeç, duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj, e “kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni në hotele të ndryshme në qytetin e Durrësit”.
Pas denoncimit, policia e Durrësit ka vënë në pranga shtetasit dy të rinjtë, motër e vëlla të cilët kanë mbiemra të ndryshëm për shkak se prindërit e tyre janë ndarë, dhe ata jetojnë më vete).
Mësohet se e mitura kryente marrëdhënie me klientë të ndryshëm, të cilët ia gjenin të arrestuarit kundrejt pagesë 3 000 – 5 000 lekë.
Sakaq, materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese” në bashkëpunim parashikuar në nenin 114/2, 25 të Kodit Penal.
bw/di