Një tjetër rast dhune brenda familjes. Një 30-vjeçar nga qyteti i Elbasanit ka rënë në prangat e policisë pasi ka goditur fizikisht nënën e tij. I arrestuari është Emiljan Dinja, banues në Elbasan. Ky shtetas dyshohet se gjatë ditës së djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, të ketë goditur me sende të forta nënën e tij Z.K, 62-vjeçe, banuese në Elbasan.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
ma.me