Një shqiptar i kërkuar pasi ishte dënuar me 9 vjet burg u arrestua nga policia e Bolzanos në Italinë veriore.
Stol.it raporton se ai ishte fshehur në banesën e tij dhe kundër 37 vjeçarit ishte ngritur një urdhër arresti për vuajtjen e dënimit me burg prej 9 muaj dhe 15 ditësh, për dhunë, kërcënim si dhe prodhimi dhe shitja droge.
Policia e Bolzanos kishte shkuar të premten në mëngjes rreth orës 7.30 në banesën, ku shqiptari banonte. Bashkëshortja e tij hap derën dhe sheh policorët. Ajo u thotë policisë se bashkëshorti i saj prej muajsh nuk jeton në qytet.
Në ato moment policia dëgjoi një zë nga pjesa tjetër e banesës dhe kërkoi leje nga bashkëshortja e shqiptarit që të bëjë një kontroll të vogël në banesë.
Pas kontrollit, policia gjeti shqiptarin të fshehur nën batanije. Ai u arrestua dhe u dërgua në burgun e Bolzanos.
Albinfo/d.i.