Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Lazarat, ku një një anëtar i forcave të RENEA-s mbeti i vrarë, ka reaguar edhe ambasada e SHBA-ve në Tiranë.
Në një deklaratë të shpërndarë për mediat ambasada amerikane shpreh ngushellimet për viktimën.
Nga ana tjetër ambasada e SHBA thekson se është në krah të ligjzbatuesve për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe ju bën thirrje që autorët e krimit të rëndë të dënohen me gjithë fuqinë e ligjit.
“Deklaratë e Ambasadës së SHBA I shprehim ngushëllimet më të thella familjes së oficerit të policisë Ibrahim Basha – anëtar i Forcave Speciale Shqiptare, dy herë pjesëmarrës në misione me forcat e NATO-s në Afganistan – i cili u vra në Lazarat sot. Mendimet tona janë edhe me dy oficerët që u vranë në krye të detyrës. Ambasada e SHBA mbështet plotësisht përpjekjet e ligjzbatuesve shqiptarë për të garantuar sigurinë e qytetarëve shqiptarë dhe bën thirrje që autorët e këtij krimi të tmerrshëm të ndiqen penalisht dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit. Dënojmë me forcë çfarëdo dhune që drejtohet ndaj forcave të zbatimit të ligjit.”, shkruhet në deklaratë.