Shoferi i një autobusi në Vietnam, ndërsa ishte në drejtimin e mjetit, është kujtuar të lidhë këpucët duke mbajtur timonin në duar.
Në të vërtetë, shoferi ka qenë zbathur dhe fillimisht ka veshur çorapen e këmbës së djathtë, më pas ka veshur këpucën dhe ka lidhur lidhëset. Një gjest që dukej i zakonshëm për të, duke parë qetësinë që e ka karakterizuar.
Ngjarja ka ndodhur në bordin e një autobusi pasagjerësh. Mes këtyre të fundit, ka pasur edhe shumë turistë, të cilët nuk u kanë besuar syve dhe kanë filmuar skenën me telefona celularë.
https://www.youtube.com/watch?v=o4aJ9GygJho