Militantët e ISIS-it janë duke ikur nga Mosuli – i cili është njëri nga bastionet më të mëdha që ky grup terrorist e ka ende nën kontroll në Irak – për shkak se një operacion i shkalles së gjerë që ka për qëllim çlirimin e qytetit të dytë më të madh në vend pritet të nisë këto ditë.
Kështu ka thënë për Sputnik, Said Mamuzini, i cili është sekretar për media i Partisë Demokratike Kurdistiane në Mosul, transmeton Express. “Si pjesë e operacionit, Forcave e Armatosura të Irakut dhe Peshmerga janë duke i bombarduar caqet e ISIS-it në zonat afër Mosulit,” ka thënë ai.
“Masa shtesë të sigurisë janë ndërmarrë në kufi. Sipas informacioneve tona, militantët janë duke hapur kanale nëpër qytet, si dhe po vendosin kurthe me eksplozive dhe mina,” shtoi ai.
Ai ka pohuar se ISIS është në panik dhe militantët e saj po ikin bashkë me komandantë. “ISIS është në panik para operacionit në Mosul.
Sipas burimeve tona, shumë militantë kanë ikur nga Raqa, nga kryeqyteti de facto i këtij grup. Komandantët e ISIS bashkë me familje janë vendosur në Raqa nga Mosul,” ka pohuar ai, citohet “Express”. (b.an)