Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se e ka vendosur sistemin raketor “S-300” në bazën e vet detare në Tartus të Sirisë.
“Sistemi raketor ka për qëllim të garantojë sigurinë e bazës detare… nuk është e qartë se pse vendosja e ‘S-300’ ka shkaktuar një alarmim të tillë në mesin e partnerëve tanë perëndimorë,” ka thënë kjo ministri në një komunikatë për media, transmeton Express.
Ndërkohë, mediat amerikane raportuan në fillim të kësaj jave se Rusia e ka dërguar sistemin “S-300” në Siri gjatë fundjavës, citohet “Express”. (b.an)