Një faturino i linjës urbane në Tiranë është arrestuar nga Policia e kryeqytetit pasi ka inskenuar një grabitje që nuk është e vërtetë.
Ai u paraqit ditën e djeshme në QSUT dhe tha se ishte goditur me grusht në fytyrë nga dy persona, të cilët i kishin marrë celularin dhe xhiron ditore prej 170 mijë lekësh.
Faturino është Ervin Kavaja 22 vjeç, shkruan panorama. Policia nisi hetimet por zbuloi se faturino i kishte humbur paratë në kazino dhe celularin e denoncuar si të vjedhur e kishte me vete.
Kështu ai u arrestua për kallëzim të rremë.