Shpesh mendoni që fytyra është pjesa më e pastër e trupit të njeriut për shkak të kujdesit të veçantë që i kushton secili prej jush.
Megjithatë studimi i fundit tregon të kundërtën, ngase ai thotë që ka krijesa mikroskopike që jetojnë në lëkurën e fytyrës tonë.
Ato nuk mund të i shohim por ato janë krijesa mikroskopike me tetë këmbë dhe kanë pamjen dhe formën e merimangës.
Krijesa të tilla kalojnë gjithë jetën në fytyrën tonë për t’u ushqyer, shumuar e më pas për të vdekur. Sipas disa studiuesve në SHBA, ato nuk janë të dëmshme.
Madje, prej tyre një grup shkencëtarësh kanë hedhur idenë se mund të zbulohet origjina dhe prejardhjes së njeriut në Tokë. Këto gjallesa janë dy llojesh: Demodex folliculorum dhe D. Brevis.