Danney Williams është 30 vjeç dhe pretendon se është djali biologjik i ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.
Ai ngul këmbë se ka ardhur në jetë nga marrëdhënie e Clintonit me nënën e tij, në atë kohë prostitutë dhe kërkon të njihet si djali i tij.
Danney ka hapuar faqe në Facebook me emrin “Danney Williams-Clinton”, në përpjekje për të fituar vëmendjen e ish-presidentit.
Pretendimet e Danney-it nuk janë të reja për shtypin amerikan, por as nuk janë hedhur poshtë pavarësisht një testi ADN-je.
Zërat për atësinë e Danney-t nisën menjëherë pas vitit 1985, kur Clinton ishte guvernator i Arkansasit. E ëma, Bobi, thotë se Clinton ka qenë klienti i saj i vetëm i bardhë në atë kohë.
Në vitin 1999, revista “Star” financoi një analizë ADN-je, e cila doli në përfundimin se Danney nuk mund të ishte djali i Clintonit.
Por në lidhje me vërtetësinë e kësaj analize ka shumë pikëpyetje.Pretendimet e Danneyt fituan vëmendje ndërkombëtare në vitin 1992, kur guvernatori i Arkansasit kandidonte për president, transmeton shekulli.
Me sa duket nuk është i rastit fakti që ato ringrihen sërish në kohën kur për këtë post kandidon gruaja e ish-presidentit, Hillary Clinton, citohet Express. (b.an)