“Jam shumë inkoherent, por pikërisht për këtë jam krenar”! Kështu reagonte Bernard Kushner, ndërsa dëgjonte biografinë e vet lexuar nga një profesor i Universitetit Europian të Tiranës në 19 shtator 2016. Përkujtimi i një karriere aq të pasur, plot luhatje, edhe në rreshtime ideologjike, i solli në mend Bernard Kushnerit, pikërisht këtë devizë ndërsa fliste para një audience shqiptare, i veshur me shallin dhe mantelin e doctor honoris causa të Universitetit Europian të Tiranës. Një shall që i binte vazhdimisht ndërsa ai parashtronte idetë e veta, me patosin që e karakterizon, pavarësisht moshës 76 vjeçare.
Kushner, administratori i parë i Kosovës në 1999, në dy vitet e vështira të pas luftës ndër ne, ishte në Tiranë për të marrë një nderim akademik, që nuk dihet pse nuk ja ka dhënë Kosova. E në këtë rast, foli në mënyrë ekskluzive për Kohën. Një intervistë e jashtëzakonshme prej një njeriu që ka shenjuar historinë e Europës në 40 vitet e fundit. Njeriut që konsiderohet si i pesëmbëdhjeti hebre më me ndikim në botë./Tema/a.m.