Hetimet për vrasjen e vogëlushit katërvjeçar, Almir Aliu nga Kumanova pritet të përfundojnë brenda kësaj jave. Pas marrjes së dëshmive, nga dy dëshmitarët e fundit më 7 dhe 10 tetor, pritet të fillojë edhe procesi gjyqësor për këtë rast.
Avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiç sqaroi se deri tani për këtë vrasje, prokurori ka marrë dëshmi vetëm nga familjarët e vogëlushit të ndjerë dhe të akuzuarit kryesorë për vrasjen e Boban Iliçit.
“Kërkojmë që sa më shpejt të përfundojë faza hetimore, që të fillojë procesi gjyqësor dhe sa më shpejt fajtori të merr dënimin e merituar. Pas të kryhet hetimi, me të gjithë materialet e grumbulluara, ekspertizat dhe me dëgjimin e dëshmitarëve, unë dhe familja do të kërkojmë që sa më shpjet të ngrihet aktakuza”, tha Asamir Alispahiç, avokat.
Pala mbrojtëse do të kërkojë dënimin maksimal, për të akuzuarin kryesor, Boban Iliçin, për vrasjen e Almir Aliut, i cili u shtyp për vdekje, pas një zënke banale mes babait të Almirit dhe të dyshuarit kryesor për vrasjen e tij, raporton “Alsat-M”./a.m.