Lindsay Lohan iu desh t’i nënshtrohej një operacioni emergjent në gishtin e saj të unazës këtë të dielë pasi iu copëtua në një aksident të tmerrshëm me varkë në Turqi.
Ylli i “Mean Girls”, 30 vjeç, tentoi të ngrinte spirancën e mjetit lundrues kur u ngatërrua me litar dhe u anua drejt ujit, raporton TMZ.
Aktorja u përpoq të lironte veten nga litarët kur makinera e varkës i preu gishtinm shkruan oranews.
“Thuajse humba gishtin nga spiralja. Në fakt e humba gjysmën e gishtit, por falë zotit e gjetëm pjesën tjetër…Thjesht mu desh të kryeja një operacion për ta rregulluar. Më dhëmb kaq shumë”. -shkruan Lohan në Snapchatin e saj teksa ka publikuar një foto me gishtin e fashuar.