Një 55-vjeçar ka humbur jetën pasi teksa ka qenë duke kaluar në rrugë është goditur për vdekje nga një automjet tip “Mitsubishi”.
Ndonëse drejtuesi i automjetit e ka marrë viktimën dhe e ka çuar në spital për mjekim dhe për ti shpëtuar jetën, bluzat e bardha e kanë pasur të pamundur pasi ai kishte humbur jetën në vend.
Siç raporton policia e Përmetit, Fatmir Mehmeti 41-vjeç, në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i fshatit Bual” duke drejtuar mjetin e tij tip “Mitsubishi” me targa greke APM4125, ka goditur A.DH 55 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, 55-vjeçari ka humbur jetën teksa transportohej nga vetë Mehmeti me mjetin e tij, për në Spitalin e Përmetit.
shqiptarja.com/d.i.