Pajtimi rreth Marrëveshjes së demarkacionit nuk është arritur pas disa takimeve të nivelit më të ulët ndërmjet partive në pushtet dhe opozitës.
Qeveria e Kosovës refuzon të heqë dorë nga versioni aktual i demarkacionit, parakusht ky që ka vënë opozita para çfarëdo diskutimi në nivel liderësh partiakë rreth kësaj teme, shkruan Koha Ditore.
Zyrtarë qeveritarë kanë thënë se tryeza do të mund të thirret vetëm nëse opozita heq dorë nga kushtëzimet.
Pavarësisht kundërshtimeve, Qeveria ka shprehur përcaktimin që Projektligjin e pandryshuar t’ia riprocedojë për miratim Kuvendit në pjesën e parë të muajit tetor. Por, sipas Gecajt, ende nuk ka ndonjë vendim se kur do të procedohet Marrëveshja në Kuvend. (b.an)