Pas mesazhit të Kryeministrit në rrjetin social në lidhje me ligjin e mbetjeve, ka reaguar po në facebook lideri i opozitës Lulzim Basha, i cili e ka quajtur kryeministrin “Ed mashtrusi”.
Basha shkruan se kryeministri kërkon ti bëjë për budallenj qytetarët e vendit, tashmë që dihet se ligji i mbetjeve i hap rrugën mafias, për të sjellë helmet e Europës në vendin tonë.
Statusi i Bashes
Ed Mashtrusi beri sot mashtrimin e rradhes. Ne monologun qe xhiron vete ju tha qytetareve se ligji i plehrave eshte i mire por ju jeni budallenj.
3 vjet me pare ju premtoi shqiptareve se kurre nuk do te lejonte mbetjet e huaja ne vend. Tani qe po i mbaron mandati, tinezisht, pa transparence kaloi ligjin qe i hap rruge Mafias te sjelle helmet e Europes ne Shqiperi.
Ne keto 3 vite nuk prodhoi gje tjeter vec varferi, eksod, krim dhe droge. Tani do ta mbushe vendin me helmet dhe plehrat e botes. Shqiperia pa Edi Ramen eshte Shqiperia pa plehra. #Shqiperia me mire pa Edi Ramen/java/a.k