Pas 4 javë aktivizimesh me Atalantën, gardiani kuqezi, Etrit Berisha ka mbajtur të paprekur portën dhe falë golit të shënuar nga Andrea Petagna në minutën e 9’ ka dalë triumfues ndaj ekipit Elseid Hysaj, Napolit.
Pas pësimit të golit Napoli ka ngulmuar më tepër duke mbatjur edhe 69% të topit, por Berisha dhe mbrojtja e Atalantës i kanë penguar në realizimin e golit.
Për lojën e treguar Sportmeadiset e ka vlerësuar me notën 7,5 gardianin kuqezi, duke vlerësuar pritjet e bëra ndaj gjuajtjeve të Ghoulam dhe Milik si fenomenale.
Humbja në transfertë në javën e 7 të Seria A, e ka rritur diferencën mes Napolit që vijon të qëndrojë në vendin e dytë dhe Juventusit të vendit të parë me 4 pikë, që fitoi në transfertë 0-3 ndaj Empolit.
Ndërkohë që në transfertë kanë fituar edhe Xhenova me rezultatin 0-1 ndaj Bolonjas, me gol të Giovanni Simeone në të 77’. Një ndeshje ku nuk kanë munguar edhe kartonat e kuq, plot 3 të tillë.
Kaljari fitoi ndaj Krotones me rezultat 2-1, golat për vendasit i shënuan Genaro 38’ dhe Padoin 56’, ndërsa për miqtë në limite të ndeshjes shënoi Stoian.
Palermo ka qenë shumë pranë 3 pikëve në transfertën e vështirë ndaj Sampdorias, duke kryesuar ndeshjen prej minutës së 60’ me gol të Ilija Nestorovski. Por në minutat shtesë Bruno Fernandes u ka prishur festën duke shënuar golin e barazimit./tch/a.k