inistri i Mjedisit, Lefter Koka ishte sot në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë për të inaguruar “Qendrën e Vizitorëve në Steblevë”.
Fondi për ngritjen e kësaj qendre rreth 130.000 euro financuar nga qeveria italiane përmes Cooperazione Italiana. Ky projekt u realizua nga Ministria e Mjedisit, AKZM dhe IUCN. Të pranishëm ishin edhe Andrea Senatori, Drejtori Cooperazione Italiana, deputetë të zonës, Kryetari i Bashkisë Librazhd si dhe përfaqësues nga pushteti vendor
Parku kombëtar Shebenik-Jabllanicë më i madhi në vend me sipërfaqe rreth 33,927.7 ha
do të ketë për herë të parë një qendër vizitorësh me standarde bashkëkohore. Qendra do të shërbejë si qendër informacioni për turistët vendas dhe të huaj si dhe vizitorë të ndryshëm, për të promovuar gjerësisht vlerat e këtij parku. Qendra ka një muze mbi vlerat e parkut (herbare,foto, historike, kënd për traditat vendase, broshura,harta,fletëpalosje etj.).
Ministri Koka falenderoi dhe vlerësoi angazhimin e deputetit Taulant Balla për realizimin e këtij projekti. Ai tha se “kjo qendër informimi do të jetë edhe qendër edukimi për fëmijët e zonës. Fëmijët do të jenë ambasadorët më të mirë të këtij Parku. Absolutisht merita kryesore për mbrojtjen e këtij Parku dhe rivitalizimin e tij i shkon banorëve të përkushtuar të zonës”.
Nga Librazhdi, Ministri Koka riktheu edhe njëherë vëmendjen tek bashkëpunimi i Ministrisë me shoqërinë civile.
“Nëse në Tiranë flet gjithkush për gjithcka këtu shohim krejt një tjetër situatë, mbushesh me optimizëm që mjedisi shqiptar mund të mbrohet. Lufta për mjedisin është një luftë e përditshme. Në 20 vite gjithkush e harroi. Por sot në këto 3 vite ne jemi bërë bashkë me shoqërinë civile e qytetarët shqiptarë për të përmbushur qëllimin e misionin tonë Mbrojtjen e Mjedisit”.
Në fund, ai inkurajoi dhe vlerësoi Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura AKZM si institucion të ri të krijuar (2015) për punën e angazhimin e tyre në rivitalizimin e zonave të mbrojtura si atraksion për turizmin vendas dhe atë të huaj.
Deputeti Talulant Balla vlerësoi punën e shkëlqyer bërë në Ministri Koka, duke vlerësuar angazhimin e tij dhe menaxhimin me sukses edhe në Bashkinë Durrës disa vite më parë. Ai theksoi se Parku Shebenik-Jabllanicë është më i mbrojturi në Shqipëri falë punës së stafit të administratës së zonave të mbrojtura dhe vetë banorëve.
Drejtori i Cooperazione Italiana siguroi mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë italiane në projektet e mjedisit që po ndërrmerr qeveria shqiptare.
Në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë Agjencia e zonave të mbrojtura ka përfunduar planin e menaxhimit, ka rritur ndjeshëm monitorimin e plotë të hapësirës së parkut , ka përcaktuar 60 km shtigje te markuar dhe 300 km të hedhura në GIS për turistë të huaj dhe vendas dhe ndërtuar 4 vend-pushime të vogla për vizitorët.
Është e rëndësishme të theksohet se kemi një rritje të ndjeshme të vizitorëve krahasuar me 2015 , 3400 vizitorë në këtë park sot krahasuar me 1500 ne vitin e mëparshëm
Kemi rritje të ndjeshme të kafshëve të egra në këtë park , me rreth 30% të numrit total të tyre, falë moratoriumit të gjuetisë
Në këtë park është punuar dhe për përgatitjen e miniguidave natyrore. Janë zhvilluar trajnime me një grup të rinjsh, rreth 20 persona, banorë të zonave përreth, si dhe rreth 30 nxënës nga shkolla Rrajcë dhe Dorëz, të cilët janë quajtur dhe Ambasadorët e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.
Ministria e Mjedisit me AKZM kanë ndërrmarrë nismën e ngritjes të qendrave të tilla në disa pika strategjike të zonave të mbrojtura në Shqipëri.
Vetëm disa ditë më parë u inagurua Qendra e Vizitorëve Lumi Buna –Velipojë së bashku me Kullën e Vrojtimit .AKZM po rikonstrukton 4 Qendra vizitorësh në parqet Kombëtare Dajt, Llogara, Divjakë-Karavasta, Theth dhe po rikonstruktohen 2 zyra Adzm në Qafë-Shtamë dhe Valbonë. Investimi si buxhet i qeverisë shqiptare për këto qendra shkon në 110 milionë lekë të reja. 1 vit më parë u inaguruan dhe 2 qendra vizitorësh, në Prespë të Vogël dhe ne Prespë të Madhe me fonde të KfW.
Festa e Patates
Sot në ingagurimin e qendrës ishin të pranishëm edhe banorë të zonës për të festuar Festën e Patates. Deri më sot nuk është bërë i mundur çertiifikimi i prodhimit dhe organizimi i pikave të shitjes në zonë. Patatja e Steblevës prodhohet në zonë me mikroklimën e shkëlqyer. Për këtë produkt bujqësor tokat janë të favorshme, sistemi vaditjes është përmirësuar ndjeshëm.
Kultivohen rreth 150 ha, duke siguruar prodhime të cilësisë së lartë deri 3000 ton në vit, është produkt organik.
Tregu e kërkon pataten e Steblevës dhe ajo ka “emrin” e saj në Durrës, Tiranë. Elbasan, Librazhd por tregtimi bëhet tek tregtarët ambulantë dhe jo në pika grumbullimi dhe pa patur çertifikatën e patates së Steblevës.atsh/a.k