Ministrja e jashtme e Australisë, Julie Bishop thotë se deri në fund të vitit mund të dihet se kush janë përgjegjësit për rrëzimin e fluturimit MH17 në Ukrainë para dy vjetësh dhe se ata do të gjykohen për këtë tragjedi.
Bishop i ka thënë televizionit australian ABC se “në fund të vitit, ndoshta në fillim të vitit të ardhshëm, lista e atyre që besohet se duhet mbajtur përgjegjës për këtë gjë do të konfirmohet dhe më pas ata do të gjykohen”, shkruan rel.
Hetuesit ndërkombëtar në raportin e paraqitur më 28 shtator kanë thënë se aeroplani me 298 njerëz në bord, është rrëzuar nga një sistem raketor rus dhe raketa është hedhur nga rajoni ukrainas i Dobasit, që kontrollohet nga separatistët e mbështetur nga Rusia.
Në mesin e viktimave të kësaj tragjedie janë edhe 28 shtetas të Australisë.
Moska ka hedhur poshtë pretendimet se ka qenë e përfshirë në këtë incident dhe ka dhënë disa teori që sugjerojnë se avioni është rrëzuar nga ushtria Ukrainase dhe jo nga separatistët.
Por Bishop ka thënë se teoritë e tilla të Rusisë janë “të pamundura dhe të pabesueshme”, citohet Koha. (b.an)