Programi për ujitjen dhe kullimin, Fondi Kombëtar i Garancisë, titujt e pronësisë të tokës bujqësore, sipas kryeministrit Edi Rama, janë incentivat më të mëdha të qeverisë për rimëkëmbjen e fshatit dhe të bujqësisë. Rama bashkëbisedoi me fermerë në Vajkal të Fierit, të cilët i ka inkurajuar që në bashkëpunim me bashkitë, të hartojnë projekte për të përfituar nga Fondi i Garancisë në bujqësi. Në Fier kryeministri ka bashkëbiseduar me maturantë, si dhe ka parë nga afër punimet për disa projekte infrastrukturore.
Kryeministri Edi Rama ka bashkëbiseduar me fermeret në Vajkal të Fierit, mbi progarmin e qeverisë për ujitjen dhe kullimin dhe për fondin e garancisë për sektorin e bujqësisë. Kryemisnitri ka thksuar se titujt e pronsisë janë incentivat më të mëdha të qeverisë për rimëkëmbjen e fshatit dhe të bujqësisë.
Rama inkurajoi fërmerët, që më mbështejen e bashkive të hartojnë projekte serioze investimi që të mbështeten financiarisht nga Fondi i Garancisë.
Në Fier kryeministri Edi Rama, pati dhe një bashkëbisedim me maturantë në Fier, në shkollën e mesme “Janaq Kilica”. Rama theksoi se sistemi i ri i aplikimit për studimet e larta garanton vlerësimin e meritës dhe të përpjekjeve të tyre gjatë viteve të shkollës së mesme.
Kryeministri inspektoi dhe punimet infrastrukturore. I shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Armando Subashi, ai pa nga afër punimet për rrugën Rrugën “Mujo Ulqinaku”, dhe rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Andon Xoxa”. Kryemisnitri Edi Rama u ndal dhe në Roskovec ku pa nga afër rikualifikimin urban dhe punimet për hyrjen dhe unazen e qytetit.
Oranews.tv/d.i.