Policia italiane ka arrestuar tre të rinj shqiptarë pasi akuzohen për vjedhje. Arrestimet janë bërë nga policia e Pistoias në Itali. Në pranga ranë shtetasit: S.F., 24-vjeç, V.S., 22-vjeç dhe I.F., 22-vjeç.
Sakaq, policia ka vënë në hetim në gjendje të lirë një rumune 27-vjeçare që akuzohet se bashkëpunonte me shqiptarët. Banda dyshohet se ka kryer të paktën 5 vjedhje dhe një tentativë vjedhjeje gjatë javëve të fundit në Ponte Buggianese, Pescia, Cascina e Altopascio.