Sot Shoqëria Civile kishte paralajmëruar një protestë përpara kryeministrisë në orën 11:00. Mirëpo mbrëmë rreth orës 8 ambasada e SHBA bëri një thirrje për kujdes ndaj protestës sepse e organizonte opozita kundër mbetjeve të parrezikshme.
Ky paralajmërim i SHBA irritoi shoqërinë civile që duhet thënë, është mbështetur nga opozita në çdo kohë që protestat e tyre të mos përfundonin me 20 vetë. Thënë këtë, edhe në 2012 dhe sot, shoqërisë civile ju thanë “hua” militantë, këtë herë të PD-së. Edhe pse Basha tha se nuk do përfshihej, Basha u sul kundër mediave që ndanë ekranin përgjys duke transmetuar protestën dhe zhvillimet nga Asambleja e PS-së. Duke parë personazhet që dolën në podium, media nuk i dha ndoshta me qëllim rëndësi, pasi siç dukej, personat që protestonin nuk kishin lidhje me protestën.
Ky sulm i Bashës ndaj medias është tregues i një plani të papërfunduar. Ai kishte dërguar militant në protest, e kjo sipas tij nuk e pasqyruan siç duhet atë për të treguar se sa shumë njërëz kishte në shesh.
Përpos dështimit të Bashës për të mbushur sheshit nuk mungoi as degjenerimi protestës me praninë e personazheve si Besjan Pesha që njihet si njeriu që u dorëhoq nga AKBN për çështje që kishin të bënin me dy nga “zonat” më të nxehta të korrupsionit dhe krimit ekonomik dhe jo vetëm: minierat e kromit në veri dhe nafta në jug të vendit.
Megjithatë, siç vihet re dha nga fotot, kur dolën përballë kryeministrisë numrat i mungonin Bashës dhe shoqërisë civile të mbështetur prej tij./Lexo.al