Duke e quajtur ligësi atë që persona të caktuar po mundohet të bëjnë me keqinterpretimin e ligjit për importin e mbetjeve, deputeti i PS-së, Taulant Balla, i është përgjigjur në distancë edhe deputetit Blushi, një ditë pasi ai njoftoi largimin nga partia.
Pyetur nga media, në pushim të Asamblesë, nëse Blushi do t’i mungojë PS-së, Balla iu përgjigj: “Asambleja Kombëtare e PS ka mbi 270 anëtarë”.
Ndërkohë që për kritikat e hapura që Blushi bëri për ligji e mbetjeve Balla theksoi:
“Komenti im është i thjeshtë ka njerëz që çohen vonë dhe nuk kanë kohë të lexojnë ligjet në Kuvend apo vendimet e Asamblesë, kush ka sy dhe lexon ligjin tonë për mbetjet dhe riciklimin e tyre bën diferencën me atë të 2011. Nuk është cështje interpretimi, por ligësie, nga persona të caktuara që mundohet të marrë kredo politike”- tha ai.