Nuk ka vonuar reagimi i kreut të opozitës Lulzim Basha ndaj fjalimit të kryeministrit Rama. Ja si shprehet ai në një postim të minutave të fundit:
Pasi u hoqi te drejten per te vendosur me referendum, Edi Rama u hoqi sot qytetareve edhe zerin e protestes duke bllokuar mediat me nje fjalim ordiner mbi qeverisjen e tij te korruptuar e te zhytur ne krim. Edhe pse i quan mediat e kazanit, ju ushtron presion dhe kontroll te rrepte. Keto jane vetem shenjat e nje fundi te turpshem te nje oligarkie plehrash. Nuk i ndalon dot qytetaret, duke u hequr zerin nga ekrani. Ata do te jene edhe me te shumte edhe me te palekundur. Ata do te vendosin per importin e mbetjeve. Ata, qytetaret, populli, asnje parti, asnje qeveri.