“Dje në bashkëbisedim me fermerët e Bashkisë së Roskovecit për reformat dhe punën ende të madhe që duhet bërë në rrugën e Rilindjes për Fshatin. E gjetëm bujqësinë në kufijtë e mbijetesës, duke filluar nga etja e mijëra e mijëra hektarëve tokë për ujë, në mes të Europës, në shekullin e 21-të. E trashëguam në 2013 Shqipërinë me vetëm 130 mijë hektarë që ujiteshin dhe verën e 2017, Shqipëria do ketë 225 mijë hektarë që ujiten”, shkruan Rama.