Trafikonin persona në mënyrë të paligjshme, katër persona përfundojnë në pranga. Në kuadër të operacionit antitrafik i koduar “Kaskada” u arrestuan Gjerard Markaj, 35 vjeç, Riza Hasani, 54 vjeç, Shefqet Velaj, 34 vjeç si dhe Zeqir Bajrami, 27 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë pasi dje në rrugën e Kombit, në vendin e quajtur “Fushë-Dugagjin” u kapën në flagrancë, duke transportuar 15 shtetas siranë, me automjetet e tyre, tip “Wolswagen” me targa AA 517 KS, automjetin tip “Benz”, me targa AA 973 GF dhe automjetin tip “Golf”, me targa AA 013 AF, cilët nëpërmjet kufirit të gjelbër do t’i kalonin për në Kosovë, kundrejt fitimit. Materialet hetimore do ti kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë, për veprën penale” Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, në bashkëpunim”.