Në vitin 2011 mazhoranca e atëhershme votonte ligjin për importin e mbetjeve me 69 vota pro. Berisha nuk ishte në sallën e Kuvendit kur u votua ligji dhe gjithashtu munguan Bode, Oketa, Mediu dhe Sula nga radhët e mazhorancës, që e kaloi ligjin. Mirëpo, në 2013, qeveria “Rama” e anuloi këtë ligj, ndërsa sot e ka miratuar sërish. Situata është paksa kaotike.
Një grup deputetësh të opozitës kanë firmosur dje për referendum në lidhje me ligjin e importit të mbetjeve që kaloi të enjten e javës së kaluar mazhoranca. Mirëpo, shumë prej tyre janë të njëjtët ata që kanë votuar pro ligjit në 2011-n. Cilët janë ata? Më poshtë është lista.
EMRAT
Myqerem Tafaj
Igli Cara
Gent Strazimiri
Arben Imami
Edmond Spaho
Florion Mima
Astrit Patozi
Eduard Halimi
Edi Paloka
Helidon Bushati
Genc Ruli
Aldo Bumçi