tudiuesit kanë zbuluar se personat që hanë të paktën 1 mollë në ditë janë pak të rrezikuar të preken nga kanceri i mushkërisë, i zorrëve, gojës, traktit digjestiv dhe kancerit të gjirit, se njerëzit që e konsumojnë rrallë këtë frut.
Një rishikim i 40 studimeve të mëparshme, nga ekspertët e Universitetit të Peruxhias, në Itali, ka zbuluar se përfitimi më i madh është parë tek kanceri i stomakut dhe ezofagut, kur disa të dhëna sugjeronin se mollët e përgjysmonin rrezikun për zhvillim të këtyre llojeve të kancerit.
Personat që konsumojnë rregullisht mollë kanë gjithashtu 25% më pak rrezik të preken nga kanceri i mushkërive dhe 15% më pak rrezik nga kanceri i gjirit. Dihet që një dietë e shëndetshme, me fruta dhe perime, ka efekt mbrojtës kundër shumë llojeve të kancerit, por ka shumë pak të dhëna që tregojnë saktësisht cilat ushqime bimore kanë më shumë përfitime shëndetësore.
Hulumtuesit shkencorë janë përqendruar tek mollët, duke qenë se janë frutat më të konsumuara në shtetet evropiane dhe janë një burim i mirë i “phytochemicals”, substanca natyrale që gjenden tek bimët dhe kanë veti të forta kundër kancerit./a.k