Një i ri nga Tirana i ka dhënë fund jetën. Ditën e djeshme në banesën e tij, është vetëhelmuar me medikamente mjekësore, 16 vjeçari A.S.
Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur të riun në gjendje të rëndë dhe e kanë dërguar drejt spitalit, por edhe pse ju dha ndihma e nevojshme nga ana e bluzave të bardha i mituri nuk mundi të mbijetonte.
Nuk dihen ende shkaqet që e detyruar të riun që të ndërmarrë këtë akt fatal për jetën, ndërsa nga ana e policisë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes/noa/a.k