Kompania kineze “Dalian Wanda” hapi parkun e dytë të saj në vend dhe në këtë mënyrë ka sjellë rritjen e konkurrencës në lidhje me kompaninë e famshme amerikane “Walt Disney”, përcolli Broadcasting Corporation britanike (BBC), cituar nga BETA.
Vizitorët e parë të shtunën në qytetin kinez të Hefei kanë vizituar një park të ri dëfrim, i cili përfshin hotele dhe një qendër tregtare.
Kompania ka në plan të ndërtojë plot 20 parqe të tilla në të gjithë Kinën në vitin 2020.
Në maj, kompania e hapi parkun e vet të parë zbavitës në Nanchang disa javë para hapjes së parkut Disney në Shangai në hapjen e të cilit pronari Djianlin Vang tha se ai donte të lëvizë larg nga importet prej Perëndimi për të krijuar një markë globale të bazuar në kulturën kineze.
Këto kompani kanë strategji të ndryshme, kompania “Walt Disney” do të zgjerohet në Shanghai, ndërsa kompania “Dalian Wanda” kërkon vende më të vogla dhe më pak të shtrenjta. (b.an)