1999 – Një nga shkrimtarët më të mëdhenj gjermanë të shekullit XX Gunter Grass fitoi Çmimin Nobel për Letërsi. Në gusht të vitit 2006 Gras ka zbuluar se kur ishte 17-vjeçari ka qenë anëtar i njësisë famëkeqe naziste “Waffen-SS”. Ky zbulim i shkrimtarit e ka shokuar publikun dhe shkaktoi kritika të ashpra nga shkrimtarët, historianët dhe politikanët në Evropë.
1941 – Ka filluar ofensiva e parë gjermane në Moskë në një nga betejat më të mëdha të Luftës së Dytë Botërore, e cila përfundoi në janar të vitit 1942 me humbjen e gjermanëve.
1955 – Në një aksident me makinë në moshën 24-vjeçare vdiq aktori amerikan James Dean, simbol i rinisë rebele dhe të shqetësuar pas Luftës së Dytë Botërore. Edhe pse ai ka bërë vetëm tre filma, “Në lindje të Edenit”, “Rebel pa shkak” dhe “Gjigand”, është bërë një figurë kulti i të rinjve të asaj kohe. (b.an)