Franca ka nisur sot sulmet ajrore kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik në Irak nga aeroplanmbajtëses Charles de Gaulle, raportojnë mediat ndërkombëtare. Një numër avionësh luftarakë Rafale u nisën sot nga aeroplanmbajtësja, njoftoi agjencia e lajmeve AFP. Avionët do të marrin pjesë në një sulm ajror në Mosul, një bastion ky i ISIS në Irak.
Charles de Gaulle, aeroplanmbajtësja e vetme e Francës, u dërgua në rajon në fillim të shtatorit. Forcat irakiane kanë fituar terren të rëndësishëm në betejën për Mosulin, qytet qw u pushtua nga ISIS në qershor 2014. Radio franceze RTL raportoi se 24 aeroplanë do të marrin pjesë në operacionin e sotëm, me një mësymje çdo tre minuta, mesatarisht.
Ky është misioni i tretë me koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak dhe Siri, që nga shkurti 2015, kur Franca përshkallëzoi operacionet e saj ushtarake pas sulmeve terroriste në Paris. Charles de Gaulle është një anije 38,000 tonësh fuqizuar nga dy reaktorë bërthamorë. Ajo ka një ekuipazh prej 1,900 personash dhe është 260 metra gjatë.
ma.me