Policia italiane njofton se ka gjetur dy piktura të famshme të Van Gogh, të cilat ishin vjedhur nga muzeu i Amsterdamit në vitin 2002, kanë thënë zyrtarët e policisë. Këto punime që ishin vjedhur nga muzeu i Amsterdamit u gjetën gjatë një hetimi të vazhdueshëm nga prokurorët italianë dhe zyrtarët e krimit të organizuar, shkruan BBC. Pikturat ishin rrëmbyer kur hajdutët kishin përdorur shkallë për të hyr në muze. Policia italiane ka thënë se vjedhja e pikturave ishte vepër e mafies napolitane.
ma.me